Në një bisedë për RTK-në, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se politikanët e vendit në gjashtë muajt e fundit po merren vetëm me veten e tyre, e jo me ato probleme që janë në interes të qytetarëve. Tani që Kosova e ka zgjedhur kryetarin e ri, ai do të duhej të vazhdonte të kërkonte zgjidhje në dialogun politik mes Qeverisë dhe Opozitës. Gjendja momentale politike është brengosëse. Dy marrëveshje, në njëfarë mënyre, e kanë përshpejtuar këtë polarizim ndërsa më pas, me gaz lotsjellës e me të gjitha aksionet policore, është përkeqësuar situata, tha Zhbogar duke shtuar se Brukseli zyrtar dënon dhunën në Parlament dhe për të nuk ka justifikim. Ai ka mohuar se bashkësia ndërkombëtare po përzihet në marrëdhënien mes qeverisë dhe opozitës. Prishtina duhet që vetë të dëshmojë se mund ta zgjidhë krizën politike, me të cilën po përballet tash më shumë se gjashtë muaj. Duke folur për asociacionin e komunave serbe, ka thënë se vetëm dialogu do të mund të sillte zgjidhje për këtë çështje, pasi, sipas tij, serbët frikësohen se pa këtë asociacion nuk do të ketë mbrojte kombëtare, ndërsa shqiptarët frikësohen se AKS-ja do të pengojë integrimin e serbëve dhe do të ndante Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …