Ministrja Dumoshi në “Berlinale” takon drejtoreshën e EFA-së, Marion Doring

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në festivalin prestigjioz të filmit “Berlinale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil”, i regjisorit kosovar Visar Morina. Ministrja Dumoshi, në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike evropiane, takoi drejtoreshën e European Film Academy, Marion Doring, e cila pasi uroi Ministren Dumoshi për takimin e falënderoi për pjesëmarrjen në Berlinale dhe u shpreh e lumtur nëse ministrja do t’i bashkëngjitej ndarjes së çmimeve të European Film Academy e cila do të mbahet në Islandë. Drejtoresha e EFA, Doring gjatë bisedës me ministren Dumoshi theksoi që bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike të Kosovës është tepër i rëndësishëm. Kosova në European Film Academy kontribuon me një numër të madh të artistëve. Po ashtu u diskutua edhe për iniciativa të reja për përfshirjen e të rinjve dhe fëmijëve në punëtori të ndryshme, si formë e mirë e kultivimit të talentëve të rinj. Nga ana e saj, ministrja e falënderoi drejtoreshën e EFA-s, Marion Doring, për tërë vlerësimin për kinematografinë kosovare dhe për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme. Gjithashtu, ministrja Dumoshi foli edhe për filmin “Exil” ku u shpreh shumë e kënaqur për interesimin tejet të madh të pjesëmarrësve në Berlin për filmin e regjisorit Morina, i cili Kosovën e bën qendër të vëmendjes kinematografike gjatë këtij festivali prestigjioz.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …