Shkrirja e ministrive, alarmoi Sindikatën e Shërbyesve Civilë, për shkak të largimit të disa punëtorëve nga puna

Shkrirja e ministrive, alarmoi Sindikatën e Shërbyesve Civilë, për shkak të largimit të disa punëtorëve nga puna

Shkrirja e disa ministrive në një të vetme, posaçërisht riorganizimi i paralajmëruar i punëtorëve në institucionet në vend, ka alarmuar Sindikatën e Shërbyesve Civilë të Kosovës. Kjo sindikatë, e cila është e thirrur për mbrojtjen e punëtorëve nën ”ombrellën” e shërbimit civil, ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha masave në kundërshtim të çfarëdo veprimi të Qeverisë, tani e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila do të ndikonte në interesin e nëpunësve civilë. Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Zymber Murseli, ka bërë të ditur se për fuzionimin e ministrive nuk është kërkuar vlerësimi i tyre, derisa shton se zvogëlimi i ministrive më së shumti ka prekur zyrtarët civilë. Zvogëlimi i ministrive në pesëmbëdhjetë i ka prekur interesat e një numri të caktuar të shërbyesve civilë, të cilët janë të frustruar dhe nuk kanë njohuri fare se si do të zgjidhet çështja e tyre dhe ku do të mbetet fati i tyre”, thotë Murseli. Ai shprehet i indinjuar që “si qeveritë e kaluara me gjasë edhe kjo e tanishmja, gurin më të madh e hedh te shërbyesit civilë, dhe nuk pyet fare për ta”.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu dështon sërish në zgjedhjen për kryetare të Kuvendit

Më 29 prill 2025, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk arriti …