Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, priti sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Në fillim, ambasadori Bertoncelj uroi ministrin e Kosovës dhe gjithashtu i solli Letrën e urimit të dërguar nga homologu i tij slloven, pas marrjes së detyrës së Ministrit të Mbrojtjes. Ai në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë e shtetit Slloven dhe mekanizmave të saj të sigurisë dhe mbrojtjes në mbështetjen e mëtejmë në arritjen e objektivave të Ministrisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive dhe forcave. Ministri Çuni, e falënderoi ministrin slloven dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të këtij shteti në të gjitha fushat, qoftë përmes kontributit të kontingjentit ushtarak në kuadër të KFOR-it, qoftë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë dhe Forcës përmes oficerëve e zyrtarëve të saj, në Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …