Halil Çadraku: Çfarë t'i themi tërë kësaj përveç se, tradhti ?!

Halil Çadraku: Çfarë t’i themi tërë kësaj përveç se, tradhti ?!

Sot, pas një paraqitje që pati bashkëluftëtari ynë, Nasim Haradinaj, në T7, dhe ku ai deklaroi se Ibrahim Rugova ishte tradhtar, janë zgjuar ,,trimat” duke e sulmuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Jo për ta arsyetuar, por, për ta plotësuar atë, do i shkruaj disa fjalë.

Çfarë duhet të mendojë një luftëtarë, që trupin dhe jetën e tij, ka vënë në shërbim të Atdheut, para gjithë këtyre lojërave politike me armikun serb, e kurrë me përfaqësues të UÇK-së???

Nëse doni ta dini, LDK-në e masivizuan anëtarët e LPK-së, duke shkuar derë më derë, për të mbledhur nënshkrime, sa më shumë.

Ata, që i dorëzuan librezat e LKJ-së, frikoheshin të shkonin në popull për masivizim të saj. Mbaj mend se vetëm në Rahovec, ku atëherë veproja, kemi grumbulluar mbi 12000 nënshkrime. Atëherë isha 26 vjeçar, dhe ishim në vrull të veprimtarisë.

Pas 2 muajsh, na erdhi një delegat nga Prishtina, dhe na tha se të gjithë të burgosurit politik, të anatemuar nga UDB-ja duhet të largohen nga udhëheqsha e LDK-së, sepse do të regjistrohemi në Beograd, e mund të na nxjerrin telashe. – Çfarë të mendojë një djalë si unë, apo shumë djem e vajza të reja me këtë sihariq, i cili u përdor që, ATA që, mirreshin me politika Kombëtare, të mënjanohen nga skena politike, e cila na jepte më shumë hapësirë të veprimit politik, në aspektin legal, veçse tradhti.

Në vitin 92, me 24 Maj, Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës, por, Ai, kurrë nuk e mori guximin t’i thoshte vetit, Komandant Suprem i forcave të Armatosura. Çfarë t’i themi përpos tradhti.

Në vitin 92, kur në Tiranë, nga disa Akademik të zotë, u mundua që të mbahej Kuvendi Mbarëkombëtarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, u kundërshtua nga Salih Berisha dhe Ibrahim Rugova.

 Si ti thotë kësaj, përpos tradhti.

Po atë vit, LPK-ja i dorëzoi fondin e saj Ministrisë së Mbrojtjes, duke menduar se do të përdoren si pasuri e parë, për luftën Çlirimtare. Atë kohë Ministri i Mbrojtjes, Nik Gjeloshi ishte shumë i entuziazmuar për këtë fond sado i vogël, por, ishte për qëllim shumë të madh. Ibrahim Rugova e kundërshtoi edhe ministrin e vet, duke ia prerë haptazi: S’ka ushtri, s’ka armatim.

Çfarë t’i themi këtij vendimi, përpos, tradhti.

Në vitin 92-93 kur u hap fronti në Kroaci e Bosnje, në vend se të konsolidohet Ushtria e Kosovës dhe të shfrytëzohet hapësira gjeografike nën zjarr, Ibrahim Rugova u deklarua kundër luftës. Tradhti.

Në vitin 1995, në Konferencën e Dayton-it, Ibrahim Rugovën nuk e morën parasysh fare, në bisedime, e lan në korridor, sepse, i than, se ju nuk jeni në luftë, dhe, Ai, asgjë nuk bëri prap.

Çfarë t’i themi kësaj përveç se tradhti.

Me 16 Janar, të vitit 1997, kur mbi Rektorin e dhunshëm, Radivoje Papoviç u bë atentat, Ibrahim Rugova, jo se nuk përkrahu UÇK-në, por, u zotua se do të punojë me të gjitha Agjencitë e mundshme që të zbulohen atentatorët. Çfarë ti themi Rugoves, përveç se tradhtar.

Pas 2 javësh, me 31 Janar 1997 vritet Komandanti Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, dhe, familjarët e frustruar nga mendimet, veprimet dhe deklarimet e Ibrahim Rugoves, ia kthyen mbrapshtë fjalët e ngushëllimeve, sepse, e dinin se Ai i tradhtonte, tradhtari.

Me 28 Nëntor, 97, kur, në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku edhe doli për herë të parë UÇK-ja publikisht para popullatës, Ibrahim Rugova kurrë nuk e pranoi UÇK-në si egzistente, biles deklarojë se është dorë e zgjatur e Serbisë.

Çfarë ti themi pra me këtë, porse, tradhtar.

Me 28 Shkurt masakra e Likoshanit, ku u vranë e u masakruan 24 njerëz, në Prishtinë, po përgatiteshin për zgjedhjet e reja, para syve të okupatorit serb, i cili, nuk ,,guxonte” as t’i ndalonte. Si të quhej ky ,,bashkëpunim” i heshtur në mes të Serbisë dhe këtyre, përpos tradhti.

Vetëm 5 ditë pas rënies heroike  së Komandantit Legjendar Adem Jashari, pra me 12 Mars, në Singen të Gjermanisë, me qëllim të sabotimit, destabilizimit dhe dezorientimit të situatës politike e ushtarake në Kosovë, u formua FARK-u.

Pas këtyre viteve luftime, daljes publike, rëniës së Komandantit Legjendar, ai formon një ushtri paralele, të cilën e mbante larg, në Tiranë, që, kur të kryhet marrëveshja Milutinoviç-Rugova, ato të hynin si triumfatore në Kosovë, dhe, Kosova ta gëzojë një Autonomi të gjerë Territoriale e politike.

Çfarë ti themi kësaj, përpos tradhëti.

15 ditë pas vrasjes së familjes së Heroit, Komandantit Legjendar Adem Jasharit, me 5,6, dhe 7 Mars 98, pra me 22 Mars 98, Ibrahim Rugova kishte organizuar Zgjedhje në Kosovë. Në njërën anë kishte luftime, dhe UÇK-ja mundohej t’i tregonte botes demokratike, se në Kosovë po shkeleshin shumë të drejta si Kombëtare si ato individuale, kurse në anën tjetër, Rugova, përmes këtyre zgjedhjeve i tregonte botes se Serbia ishte Shtet demokratik, dhe se po na lejon mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë demokratike. Mbaj mend se disa kojshi të afërm, aso kohe neve që ishim të uniformuar na thoshin se ne jemi tradhtarë, por, cila ishte e vërteta ? Cili ishim tradhtari këtu, ne që po luftonim, apo, ky që organizonte zgjedhje me gjak.

Nga kjo kohë, Rugova ka koketuar me Serbinë, përmes shumë ndërmjetësuesve, si ai i Shen Egjidios, Massimo d’Alema, e krejt do firfiriqa që ishin dorë e djathtë e Serbisë. Kurrë nuk denjojë që të vizitonte istikamet, ushtarët në vija fronti, edhe pse, Kriss Hill, na pati thënë se disa herë e kam pyetur: Ke dëshirë t’i vizitosh ATA ??? Por, gjithmonë përgjigja ishte JO.

Çfarë ti themi kësaj përpos tradhëti.

Në Maj të vitit 1999, Ai, shkoj të bisedonte me Millutinoviqin në Beograd, nga ku edhe kërkojë të ndalohen bombardimet e NATO-s, në mënyrë që të implementohet marrëveshja e tyre…

të gjitha këto flasin se Ibrahim Rugova ka bërë tradhti të shumta, e se sa ka qenë e thellë tradhtia, vlerësoni si të doni…

Kontrolloni gjithashtu

Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Osmani

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …