Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të qartësojë qëndrimet për tarifën dhe të mos ikë nga përgjegjësitë duke manipuluar me deklarata të ndryshme. “Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur. Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës. Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …