leoni

Koordinohen aktivitet në parandalimin e Koronavirusit edhe në Han të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Prof.Dr.Beqir Ismaili, Ambasador, Drejtor i Departamentit për Qështje Konsulare dhe Driton Blakçori, udhëheqës i divizionit për viza. Vizita e zyrtarëve të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në Komunën e Hanit të Elezit kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të komunës për të asistuar në këtë aktivitet. Prof.Dr.Beqir Ismaili e njoftoi Kryetarin Suma me aktivitet të cilat është duke i ndërmarrë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në koordinim më të gjithë akterët relevant e në këtë rast edhe me komunat të cilat kanë vendkalime kufitare. Takimi ishte mundësi që kryetari Suma dhe Ismaili të informohen për zhvillimet aktuale në institucionet që përfaqësojnë si dhe mundësit për bashkëpunim në shumë fusha në interes të Komunës së Hanit të Elezit. Pas takimit me kryetarin Suma, Prof.Dr.Beqir Ismaili, Ambasador dhe Driton Blakçori, vizituan edhe pikën kufitare në Han të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …