Dy partitë më të mëdha në vend PDK dhe LDK po synojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të këtij mandati qeverisës. Partia e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli, tashmë e ka bërë të qartë se me LDK-në dëshiron bashkëpunim afatgjatë, por pa përjashtuar bashkëpunimin edhe me partitë e opozitës. Organi më i lartë udhëheqës i PDK-së, Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, kur emëroi Kadri Veselin ushtrues detyre të kryetarit të PDK-së, miratoi edhe një deklaratë me të cilën shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe pas këtij mandati qeverisës. “PDK është e vendosur për ruajtjen e koalicionit aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shpreh gatishmërinë për ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunimit afatgjatë me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit”, thuhet në njërën nga pikat e deklaratës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …