leoni

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në takimet e Rrjetit Global Parlamentar të OECD-së

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në takimet e Rrjetit Global Parlamentar të OECD-së

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga deputetët Doruntinë Maloku dhe Elmi Reçica, po merr pjesë në takimet e Rrjetit Global Parlamentar të OECD-së dhe deputetëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Paris. Ata kanë ndjekur diskutimet në disa sesione që trajtonin temat e energjisë globale, inovacionet në transport, pastaj, në sesionet për inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rolin e edukimit në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë për performancën në testin PISA. Gjatë ditës së sotme, deputetët e Kosovës morën pjesë edhe në një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së, Angel Gurría. Deputetët e Kosovës janë ftuar në cilësinë e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …