Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës kanë hapur ekspozitën “Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”, për nder të 84 vjetorit të lindjes së veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi. Në hapjen e kësaj ekspozite, kryeministri Kurti i thuri lëvdatat më të mëdha Adem Demaçit duke e cilësuar si veprimtarin më unik e më autentik, duke thënë se ai u bë mësues, intelektual. Ai shtoi se Demaçi punonte gjithmonë për bashkimin kombëtar duke mos bërë asnjëherë përçarje në mes. Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës së Kosovës tha se është nder i veçantë që Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, ka mundësuar hapjen e kësaj ekspozite e koleksioni të rrallë: që do të ruhet në këtë bibliotekë. Anëtari i Shoqatës të Burgosurve Politik, njëherit edhe koleksionuesi i ekspozitës, Selatin Novosella tha se arkivi i jetës dhe veprës së Adem Demaçit është i jashtëzakonshëm me rreth 10 mijë faqe të dokumenteve arkivore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …