Është mbajt mbledhja e II-të e rregullt e KPF-së në Deçan

Është mbajt mbledhja e II-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçsnit. Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2019 në vitin 2020,

  3. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës së Deçanit për lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitete të Komunës dhe data me rëndësi,

  4. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Shërbime Publike,

  5. Shqyrtimi i projekt- rregullores Për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,

  6. Shqyrtimi i Planit Zhvillimorë Komunal,

  7. Shqyrtimi i Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Deçanit 2019-2022,

  8. Shqyrtimi i kërkesave,

  9. Të ndryshme.

Të pranishëm në këtë takim të rregullt të KPF-së ishin zyrtarë të dikastereve përkatëse të cilët kishin pikat e rendit të ditës për trajtim, zyrtar nga OSBE-ja si dhe vet kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, që udhëhoqi këtë takim. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së njëkohësisht janë dhënë edhe rekomandime për pika të caktuara por edhe sqarime nga zyrtarët kompetent të cilët ishin të pranishëm. Pas diskutimit të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më datë 02.03.2020, e hëne në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …