leoni

USAID dhe MBPZhR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit. Ministri Mustafa, duke vlerësuar lartë mbështetjen e USAID-it për bujqësi, ka theksuar se partneritetin me mbështetësitë ndërkombëtarë, siç është edhe USAID-i, do ta thellojnë edhe më shumë me projekte konkrete, që për qëllim do të kenë avancimin e përgjithshëm të bujqësisë e bashkë me këtë edhe avancimin e aftësive të fermerëve për të qenë edhe më konkurrues në treg. Ai ka ritheksuar se transparenca dhe efikasiteti në punë do të jenë prioritet në mandatin e tij qeverisës në këtë ministri. Nga ana e saj, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, duke e uruar ministrin për detyrën e re, shprehu falënderim për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Me këtë rast, drejtoresha Magno e njoftoi ministrin edhe me projektet e përbashkëta të USAID-it dhe MBPZHR-së, të cilat sipas saj do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …