Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është shprehur kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia. Shala ka thënë se taksa ndaj Serbisë është vendosur si kundërpërgjigje ndaj agresionit të diplomacisë serbe e cila ndërmori për çnjohjet, por edhe për dëmtimin e imazhit të Kosovës. Aimendon se nuk ka asnjë arsye për heqjen e taksës, pasi që Serbia mbetet po ajo e njëjta. Sipas Shalës, përderisa nuk eliminohen këto arsye agresive që e kanë detyruar Kosovën që të marrë një vendim të tillë, atëherë kjo masë duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi. Edhe sa i përket reciprocitetit ai ka shpjeguar se sa ishte ministër kishte dhënë urdhëresë që mallrat serbe të mos futeshin nëse të njëjtat nuk i referohen Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …