Për pritjen e qytetarëve, Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, e ka caktuar ditën e enjte, me fillim në ora 13:00.
Edhe sot e realizoi një takim të tillë me qytetarë, ku ndër kërkesat që ia drejtuan kryetarit, ishin të ndryshme, si për sigurim të strehimit, shëndetësore dhe për nevoja të gjësendeve ushqimore.
Për të gjitha këto kërkesa, Kryetari, Begaj, u tha qytetarëve me të cilët bisedoi se do t’i orientoj, kërkesat tuaj, të sektorët përgjegjës dhe brenda mundësisë buxhetore do të shqyrtohen.