Zeqir Bekolli: Lufta në Kosovë nisi me Likoshanin dhe Qirezin

Zeqir Bekolli: Lufta në Kosovë nisi me Likoshanin dhe Qirezin

Më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, në Likoshan dhe në Qirez të Drenicës, ndodhi njëra prej betejave më të përgjakshme, ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe policisë e ushtrisë serbe. Ato ditë u vranë 24 banorë të Likoshanit-Qirezit dhe një nga fshati Gradicë i komunës së Drenasit, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dhe një grua shtatzënë. Ushtria e policia serbe gjatë ushtrimit të krimit mbi popullsinë civile, përdoren mjetet të blinduara dhe helikopterë. Likoshani dhe Qirezi, fshatra të komunave Drenas, përkatësisht Skenderaj, të shtunën dhe të dielën, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, deri në orën 15 përjetuan një terror 26 orësh, i cili u shoqërua me krim të policisë dhe ushtrisë serbe.

Shtëpitë e fshatrave Likoshan Qirez, befas u gjetën nën terrorin shtetëror serb dhe përjetuan masakrën, që serbët bënë mbi popullatën e asaj ane. Banorët e këtyre fshatrave, ato ditë u qëlluan pandërprerë me predha nga tre helikopterë, nga armët automatike, të mjeteve të blinduara dhe të artilerisë kundërajrore deri në orën 23.15 minuta të ditës së shtune. Për dallim prej mjeteve të blinduara që krijuan rrethin e hekurt, helikopterët janë larguar para orës 18 të asaj dite. Shtetrrethimi i fshatrave nga policia dhe ushtria serbe ndodhi edhe ditën e dytë, e diel, më 1 mars 1998, deri në orën 15,15 minuta.

Meqenëse, në cilësinë e gazetarit, ndodhesha fare afër rrethit, duke vështruar ngjarjen me një palë dylbi ushtarake, me të larguar forcat serbe, me vrap hyra në fshatin Likoshan. Në rrugën e gurit, që lidhte fshatrat Likoshan dhe Gllanasellë, pashë një vijë të gjatë gjaku, të cilën e lan pas forcat policore-ushtarake me rastin e largimit nga shtetrrethimi. Aty krijova përshtypjen se diçka e tmerrshme kishte ndodhë në ato fshatra. Ndaj, me të shpejtë iu përvesha hulumtimit.

I shoqëruar nga dhëndrri im Naseri, të cilin e takova rstësisht në rrugën e gurit, hymë në oborrin e familjes së Muhamet Gjelajt, ku takova të birin Kadriun, i cili vetëm pak minuta më parë kishte hyrë në oborrin e tij. Ai na njoftoi për vrasjen e babait të tij Muhametit (67) dhe vëllait Naserit (37),por trupat e tyre nuk i gjetëm në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje, pashë pllanga të mëdha gjaku, një kapelë,një sopatë të përgjakur, fishekë pushke dhe gëzhoja automatiku. Formova bindjen se tash dëshmorët: Muhameti dhe Naseri kishin rënë në fushën e nderit duke rezistuar.

Pasi regjistrova dëshmitë dhe fotografova gjurmët e krimit në lagjen Gjelaj dhe u përshëndeta me Kadiun, fare pranë dyerve të truallit të Ahmetajve pashë pllanga gjaku, flokë dhe pjesë trupi që më trishtuan dhe atëherë e mora me mend se i kujt ishte ajo vijë e gjatë gjaku që e pashë në rrugën e gurit. Në oborrin e lagjes Ahmeti, takova Xhevdetin i cili rrinte si i shtangur.

Ai më njoftoi se në familjen e tij ishin arrestuar 14 anëtarë, në mesin e të cilëve edhe një mysafir nga Gradica. Ahmeti (1948), Ganiu(1952),Elmiu (1954),Hamza(1954),Dritoni (1975),Naimi (1976), Lumniu (1978), Shemsiu (1979), Basriu (1979) dhe Elhemja (1982) dhe Berham Fazliu nga Gradica ishin mbytur me torturë fare afër truallit të Ahmetajve. Meqë nuk guxova t’i tregojë për gjurmët që i pashë afër shtëpisë së tij, u përpoqa ta ngushëlloja Xhevdetin, që të shpresonte se familja e tij ishte gjallë, për çka ai ishte skeptik. Por fatkeqësisht ndodhi e kundërta.

Me rastin e tërheqjes nga vendi i krimit policia dhe ushtria serbe, me vete kishte marrë 16 civilë të vrarë të cilët i kishte dërguar në morgun e Prishtinës. Për vrasjen e tyre u mor vesh vetëm ditën e varrimit të 24 të vrarëve, më 3 mars 1998. (Duhet ta theksoj me këtë rast, se policia serbe me agjenturat e saja, është përpjekur ta likuidojë edhe Xhevdetin në qytetin e Drenasit, i cili për fatin e tij ishte strehuar.) Një pamje vërtetë tragjike tragjike por edhe një qëndresë mbinjerëzore pashë në shtëpinë e Sheremet Sejdiut. Beqiri, Nazmiu, Bedriu dhe Bekimi, katër djemtë e Sheremet Sejdiut u vranë nga kriminelët serbë. Bedriu e Nazmiu, ishin binjakë. Bedriu posa kish diplomuar, kurse Nazmiu ishte apsolvent.

Çuditërisht, kundruall këtij tmerri, Sheremetit dhe gruas së tij nuk iu pashë as një lot në sy. As vet nuk e kishte të qartë ku e gjenin terë atë forcë. Sheremeti i cili deri në ato çaste kishte qenë jashtë shtetrrethimit me tregoi për ngjarjen në shtëpinë e tij duke me lejuar t’i filmoja katër bijtë e tij të vrarë nga dora kriminale. Unë më nuk isha vetvetja. Nga ato skena trishtimi që pashë sillesha si i mpirë. Meqë terreni ishte bukur i gjerë, përpiqesha që sa ma shumë të grumbullojë argumente për ta nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe sa më parë që ishte e mundur.

Me të shpejtë, shkova në shtëpinë e Brahim Ajetit-Rexhepit. Në shtëpi, po ashtu pashë një qëndresë mbinjerëzore, kundrejt faktit se trupat e heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, që të dy pjesëtarë të UÇK-së, të cilët u ranë në përleshje me forcat serbe, të rrëmbenin për vete. Krijova përshtypjen se ata po flisnin me mua dhe me qëndrim

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …