Ministri Mustafa prezantoi politikat bujqësore para delegacionit të Ambasadës së SHBA-së

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të udhëhequr nga Dillon Green, zyrtar ekonomik dhe komercial, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend. Me këtë rast, ministri Mustafa i ka njoftuar ata për investimet në këtë sektor dhe me disa nga prioritetet e ministrisë në politikat bujqësore për këtë mandat. Gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe për Vitin Ndërkombëtar të Shëndetit të Bimëve dhe aktiviteteve përcjellëse për shënimin e kësaj dite, me ç’rast ministria është ftuar për të marrë pjesë edhe në konferencën që shënohet në kuadër të këtij aktiviteti në Washington. Ministri Mustafa ka shprehur falënderim për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë. Në anën tjetër, Dillon Green, nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar për proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë, në fushat specifike të cilat do kordinohen në takimet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …