Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste dhënë për televizionin serb, O2 me qendër në Beograd. Këto deklarata të Vuçiç-it erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nëse do të zëvendësohet me masë reciprociteti. Vuçiq tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. “Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe ky është thelbi. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti, kjo do të ndodhë”, tha Vuçiç.
