Vetëvendosja ka bërë të ditur se nesër në Kuvend është vetëm vazhdimi i seancës nga java e kaluar, kështu që qëndrimi për të lëshuar mbledhjen mbetet i njëjtë. Opozita e bashkuar javën që shkoi e bojkotoi këtë seancë, me arsyetimet që i ka dhën deputeti, Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë”, ka thënë Tahiri. Kurse, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se tashmë AAK -ja, ka qëndrim të qartë për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës. Muharren Nitaj anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se deputetët e AAK-së refuzojnë të marrin pjesë në një kuvend ku nuk mund të ushtrohet mandati i tyre në përputhje me Kushtetute dhe dinjitetin njerëzore të deputeteve. “Vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës është përfundimtar dhe në këtë çështje nuk ka fare se çka mund të flitet tutje”, ka thënë Nitaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …