Këshilli Organizues i OVL-UÇK-së në Pejë ka njoftuar se varrimi ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi – Dema do të bëhet nesër, në orën 15:00, në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit. Ndërkaq prej orës 13:00 deri në orën 14:00 do të bëhen homazhe në qendër të qytetit Pejë në sheshin Shkëlzen Haradinaj. Kryetari i Kosovës nuk ka shpallur ditë zie sikur shpall për policët e vrarë, por as komuna e Pejës deri tani nuk ka marrë vendim për shpalljen e një dite zie për luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Qerim Kelmendi, invalid e veteran i luftës, i njçë familjeje me tradita atdhetare nga brezi në Brez. Ditë më parë ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi nga fshati Llabjan i Pejës, është gjetur i vdekur brenda veturës së tij e cila ishte djegur. Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë ka njoftuar se në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’.
Për vrasjen e Qerim Kelmendit kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve të vendit, kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, kryetari i AAK-së, Haradinaj, kryetari i Nismës Fatmir LImaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli liderë partish, kryetarë komunash, OVLUÇK-ja dhe bashkëluftëtarë të Qerim Kelmendit, duke e cilësuar këtë vrasje mizore. Për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi ka reaguar edhe ish UÇPMB-ja, veteranët e UÇK-së në Shqipëri, në krye me emroin e lartë kolonel Dilaver Goxhaj, motra e vëllezërve Haklaj të Tropojës, Zylfije Haklaj, por nuk ka reaguar LDK-ja, as kryekuvendarja Osmani, as Lista Serbe.