Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Avdullah Hoti: LDK nuk rri në Qeveri nëse nuk dëgjohet Amerika dhe nuk hiqet taksa pa kushte

Zëvendës-kryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte. “A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rri. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK-ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti. Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar. “Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën. Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet. “Pjesë e marrëveshjes së koalicionit është të hiqet tarifa dhe të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton me heqjen e pengesave, thotë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …