Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të hënën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën. Me këtë rast, Kryesia ka marrë vendim që kjo seancë të mbahet të hënën, më 2 mars. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga AAK-ja, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Për këtë kërkesë, janë mbledhur 41 nënshkrime. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme qoftë me kërkesë të 1 të tretës së deputetëve, qoftë me kërkesë të presidentit. Seanca e jashtëzakonshme do të jetë me fillim prej orës 11:00. Po ashtu, Kuvendi do të mbajë seancë edhe me 5 dhe 9 mars, për epopenë e UÇK-së, për ditën e gruas.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …