U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit të Rahovecit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec. Gjatë mbledhjes nga anëtarët e kuvendit janë marrë katër Vendime: Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës të Republikës së Shqipërisë; Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Civita të Republikës së Italisë; Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Frascineto të Republikës së Italisë; Vendimi për Memorandum mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të strehimores “Shtëpia e Sigurt” për periudhën 3 (Tre) vjeçare 2020 -2022; Vendimi për vënien në debat publik të Draft Rregullores për Taksa Komunale dhe Aprovimi i plotësim-ndryshimit të vendimit të datës 16.02.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto dokumente: Plani i prokurimit për vitin 2020 dhe Raporti vjetor i Komandantit të stacionit policor për vitin 2019-Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …