Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se diskursi i shefit të ri të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jozef Borrell ishte i dëmshëm për Kosovën. “Në negociata varet shumë edhe prej atij që është ndërmjetës, prej personalitetit, karakterit, prej bindjeve dhe prej pritshmërive të tij. Unë kam qenë ithtar që prej emërimit të zotit Borrel të mos i vëmë atij etiketë. Por pas vizitës ai zhvilloi në Prishtinë dhe në Beograd dhe me diskursin që ai pati ai ishte i dëmshëm për Kosovën. Unë mendoj se nëse Borreli është më shumë i shqetësuar se çfarë mendon Rusia dhe Kina, atëherë pyes se cilës janë partnerët strategjikë të BE edhe për temën e dialogut. Ndërsa sjellja e tij në Prishtinë ishte e papranueshme, pasi ai nuk pranoi ta takojë Kryeministrin Haradinaj dhe as mua si anëtar i Zyrës së Kryeministrit”, ka përkujtuar ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ndërsa duke folur për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi, ai i ka thënë se derisa amerikanët duan që ta mbyllin një temë të tillë ne nga ana jonë duhet të japim maksimumin por sigurisht që duhet parasysh rrethanat konkrete. Jo vetëm arritja e marrëveshjes por ajo që ne e kemi mësuar është zbatimi i marrëveshjeve. Pasi zbatimi i marrëveshjes ndodh në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …