Albin Kurti

Kurti: Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell të përfaqësojë BE-në dhe jo interesat kombëtare

Gjatë një interviste për Euronews World, kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se zyrtarët e Bashkimit Evropian duhet të respektojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitoje asgjë më shumë përveçse të dëmtojë vetveten. Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar që përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili është spanjoll me origjinë, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të përfaqësojë qëndrimin dhe politikën e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe jo interesat kombëtare të vendit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …