Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë takim Drejtori Menaxhues i AKP-së, z.Valon Tolaj në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, gjithashtu paraqiti për shqyrtim Raportin Vjetor të AKP-së për vitin 2019. Gjatë mbledhjes Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi listën e Shitjes së Aseteve në Likuidim SHAL 56, si dhe shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e SHAL 54. Bordi diskutoi edhe në lidhje me raportet e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve të NSH IMN se, me ç ‘rast shqyrtoi dhe miratoi raportin e Komisionit përkatës. Në këtë mbledhje po ashtu Bordi diskutoi dhe aprovoi propozimet e Autoriteteve përkatëse të Likuidimit për disa ndërmarrje, si Raporti për Shpërndarjen përfundimtare për kreditorët e NSH-ve në vijim: 1) PEJ145 KB Baran – Pejë; 2) PRZ063 NSH; Veterinary Station – Rahovec; 3) PEJ143 NSH Stacioni për Mbrojtjen e Bimëve – Pejë; 4) GJI082 NSH N.Sh.G.T. “Grafikos” – Gjilan. Po ashtu, u aprovua Raporti i Shpërndarjeve të pjesshme për kreditorët e NSH-ve në vijim: 1) MIT138 Ndër. e Re Llamkos Steel SH.P.K – Vushtrri; 2) PRN008 IMF KOSOVA – Fushë Ndërkaq pikë e veçantë ishte edhe aprovimi i propozimit për transferim të “Fondeve të Mbetura” të likuidimit për 4 NSH në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …