Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për pasojat e mundshme që mund të ketë Qeveria Kurti dhe Kosova nga një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta ka shkruar se Richard Grenell është i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me një paralajmërim të ashpër në Twitter, ai (Grenell) iu drejtua Qeverisë në Prishtinë, meqë ajo doli kundër Uashingtonit“, shkruan gazeta. Sipas FAZ, kreu i ri i qeverisë kosovare, Albin Kurti, me sa duket ka hyrë në një konflikt të hapur me presidentin amerikan Donald Trump. “Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar gazeta gjermane. FAZ shkruan se deri më tani asnjë kryeministër nuk e ka pasur guximin të dalë kundër qëndrimeve të Uashingtonit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …