Zëvendës kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se kabineti qeveritar i Kosovës është mbledhur sot në Prevallë për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023. Programi i koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të reflektojë marrëveshjen e koalicionit ndërmjet këtyre dy partive, të arritur më 2 shkurt. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuara masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdesin social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …