Njoftimi për tërheqjen e trupave, u zyrtarizua përmes një deklarate të përbashkët Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afganistan, e cila u dha so në në Kabul. Amerika dhe aleatët e saj në NATO, do të tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët realizojnë zotimet e tyre, sipas marrëveshjes së arritur të shtunën. Njoftimi për tërheqjen e trupave, u zyrtarizua përmes një deklarate të përbashkët, në Kabul. Marrëveshja që u nënshkrua sot në Katar, ka për qëllim arritjen e paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet të luftimeve të përgjakshme dhe me pasoja të paparashikueshme. Bisedimet mes qeverisë në Afganistan dhe talibanëve do të vazhdojnë. “Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave nga Afganistani brenda 14 muajve pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim. Amerika kishte dërguar trupat e veta ushtarake në Afganistan, disa javë pas sulmeve të shtatorit të 2001 nga Grupi al-Kaida, në New-York. Dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë dhe të forcave të NATO-s janë vrarë nga sulmet e talebanëve, pësimet e të cilëve numerikisht ishin shumëfish më të mëdha. Dëmin më të madh me qindra mijëra të vrarë e të plagosur nga bombardimet amerikane, por edhe nga talebanët, ka pësuar popullata civile afgane, një pjesë e së cilës është degdisur në shtetet fqinje dhe në vende të ndryshme të botës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …