Kongresmeni Eliot Engel, beson se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Këtë deklaratë Engel e dha gjatë një vizite në Federatën PanShqiptare. Engel thekson se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë. Kongresmeni amerikan u pritë nga Kryetari i ri i Vatrës Elmi Berisha, dhe drejtuesit e lartë të Vatrës, të cilët i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, duke i uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës. Më pas në këtë vizitë foli Harry Bajraktari, i cili gjithashtu kujtojë kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare, e cila tha Bajraktari është në vazhdimësi për më shumë se tre dekada në Capitol Hill. Ai tregojë se Kongresmeni Engel, ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës që kur u zgjodh në Kongres në 1989, dhe e pati njohur atë.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …