Deputetët kanë votuar kundër amendamentit për ndarjen buxhetore për kompleksin e Jasharëve në Prekaz

Nuran Xhumshiti: Pushka e rezistencës s’po pushonte…

Beteja e 5 marsit 98 në Lagjen Jasharaj – Rrëfimi i Ragap Jasharit, kushëriri dhe bashkëluftëtari i  komandantit Adem Jasharit.

 Megjithëse gjithçka ishte në flakë kënga s’po pushtonte fare. Këndohej më të vërtetë, dhe kjo nuk ishte ëndërr, por një realitet që po krijohej më dashje nga ata që kurrë nuk kanë ndier vetën të robëruar. Dhe ky nuk ishte tjetër, pos një realiteti.

Lagja ishte shndërruar në gërmadhë, kurse brenda kësaj gërmadhe ende po vazhdonte kënga e luftës. Këndohej me të vërtetë, kjo nuk ishte ëndërr, por një realitet që po krijohej me dashje nga ata që kurrë nuk e kanë ndier veten të robëruar. Dhe ky nuk ishte një realitet tjetër pos një realitet lirie. Ora kishte kaluar dymbëdhjetëshin, ne që ishim bashkë po mbijetonim ende kurse shkiet ishin afruar shumë. Në ato momente, nëpër flakët e luftës tek ne ia behu Osman Geci. Ai po mbijetonte ende, ende po gjente forcë që të kujdesej për ne që ishim të rinj. “Këtu mori fund, kah të mundeni burra” tha, dhe u zhduk në drejtim të bacës Hamëz. Ne e dinim këtë, por edhe po të doje nuk kishe kah të tërhiqeshe shkiet ishin të pozicionuar nëpër gjitha pozitat kyçe dhe shumë afër nesh.

Por, ne edhe ashtu po mbaronim, sido që të ishte ne ishim pajtuar me vdekjen, prandaj vendosëm të provojmë tërheqjen. Axha Ali, që ishte më i vjetri nga ne, po insistonte që të mbetej i fundit, në mënyrë që të na mbronte derisa të tërhiqeshim, me gjithë këmbënguljen tonë që të dalim të gjithë. U nisëm, axha Ali do të vinte pas nesh. Afër nesh ishte një derë anësore, në drejtim të Prekazit të Epërm kurse nga aty deri tek oborri i bacës Sherif, ku do të hynim ne nuk ishte më gjatë se 30 metra, por pozita ishte e papërshtatshme. Nuk më kishin mbetur më shumë se 20 fishekë të mitralozit, mirëpo ai ishte shumë i rëndë megjithatë vendosa mos ta lë. Nuk kemi mundur të vërejmë diçka tjetër derisa po e kalonim distancën ndërmjet dy oborreve, plumbat po e livronin edhe tokën përreth nesh.

Bilalli, Halili, Shekipi, Bashkimi dhe unë arritëm në oborrin e bacës Sherif, ndërsa axha Ali ende. E pritëm një kohë, por ai s’po vinte, kurse ne nuk na mbetej tjetër pos të vazhdonim. Aty na është bashkangjitur Qemajli djali i Sherifit. Vazhduam, zgjidhje tjetër nuk kishte tani pos të futeshim në shtratin e një përrocke, e cila nuk ishte më e thellë se gjysmë metër. Ajjo ishte pika më e ulët e lagjes, e cila më shumë se ujë kishte baltë. U futëm në të, herë përkulshim, herë zvarriteshim nëpër baltën e saj dhe po lëviznim në drejtim të lagjes Meha. Por, ishim diktuar nga shkiet, ishte edhe e pa mundur të mos diktoheshe, sepse ata ishin në çdo anë, prandaj çdo lëvizje  e pamatur do të na kushtonte, kështu që lëvizja jonë u bë gati e pamundur. Mirëpo, nuk kishim tjetër, ne po vazhdonim të lëvizim, kurse ata po vazhdonin të shtinin me lloj-lloj armatimi bë drejtim tonin.

Nuk kishim kaluar 150 metra rrugë përgjatë përrockës, kur vërejtëm se Shekipi po mungonte. Ai ishte deri në afërsi të kroit të lagjes, për më nuk dukej sikur ta kishte përpirë toka. Sheka, mbeti, kurse ne ende po vazhdonim të lëvizim. Ishte një pozitë tepër e pa përshtatshme, ku ne duhej të kalonim, sulmoheshim nga të gjitha drejtimet dhe nuk hynte në punë strategjia por vetëm fati, Derisa po e kalonim këtë pozitë, jo larg kroit. Halili pa u përkulur fare po shtinte në ta dhe në atë momente nje plumb e mori në këmbë. “Vazhdoni” – tha dhe ende pa e përfunduar fjalën e mori pumbi tjetër në gjoks.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …