Butel: Kosova dhe Serbia të shqyrtojnë të gjitha opsionet që mund të çojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare

Butel: Kosova dhe Serbia të shqyrtojnë të gjitha opsionet që mund të çojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse

Kosova dhe Serbia duhet ta përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të shqyrtojnë të gjitha opsionet që mund të çojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, ka thënë ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel. Pavarësisht rolit në rritje të Shteteve të Bashkuara, sipas diplomates franceze, dialogu do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ku mbështetje do të ofrojë edhe Franca. Duke iu përgjigjur kërkesës së partnerëve perëndimorë, kryeministri Kurti ka paralajmëruar heqjen e pjesërishme të taksës ndaj mallrave serbe, duke mos e përjashtuar as reciprocitetin në një fazë të mëvonshme nëse Serbia nuk i heq pengesat. Por ambasadorja Butel thotë se, secila palë duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë ndonjë masë tjetër që mund të rrezikojë rifillimin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …