leoni

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Si mund të vritet ai që ju a solli lirinë, kah gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët

Vrasje makaberë e pashembullt ndër shqiptarë vrasja dhe shkrumbimi i çlirimtarit Qerim Kelmendi! Nuk kem dijeni përse ka ndodhur e si kanë ndodhur nga kush ka ndodhur. Si do që të ishte nuk duhej të ndodhte. Si mund të vritet ai që ju a solli lirinë. E dorëziu që bëri këtë krim e shfrytëzon ketë liri pa fije turpi?! Habit fakti kah gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët!

Ma tepër kah ky guxim i qyqarëve e frikacakëve shpirtshiturve për të kujt do interesi e çfarëdo vlere që mund të i jetë ofruar këtyre monstrumeve e shpirtzive. A kuptojnë se me qindra herë shpirti dhe jeta e tyre ka qenë në dorën e çlirimtarëve edhe në dorën dhe mundësitë e Qerimit (Dema) por ky shpirtmadhi ju ka ruajtur trajtuar a çliruar nga pushtuesi,e kurrë nuk i ka shkuar mendja që ju ishit dorë e porosisë dhe e tradhtisë në shërbim të së keqes e pabesisë ç’njerëzore!

Dua të ju them ju mjeranë larg duart nga çlirimtaret e mos mendoni se ju është kthyer koha e Millosheviqit kur ju kishit prapa aparatin e shtetit policisë UDB-s e të forcës dhe vrisni e torturonit shqiptarët për të treguar lojalitet e shërbim pushtuesit në kurriz të shqiptarëve, Jeni të dehur apo të çmendur? Kthene kokën mbrapa dhe shifre që jeni vetun dhe të qullur kondurmoni aromë ndyrësie. Si guxoni të ju mësyni luanëve sado shumë hiena qofshi! Nuk mund të rrinë të qetë pafundësisht luanët e të livadhisni ju duke ulëritur e sjellë dëme të pakthyeshme për njerëzit e lirisë për vet lirinë e Kosovës.

Po ju o çlirimtar si u ulet e u zbutet kaq shumë para frikacakëve të ligeve tradhtarëve e vrarëve tinëzarë, mosini bre se i ligu nuk ka njerëzi nuk ka mëshirë dhe s’dinë të ndalur nga shpirtzi që janë. Mendoj se ju që taksave raketave helikopterëve e aeroplanëve nuk ju patet frikën nuk ju frikoheni as këtyre hienave. Veç duhet të ju tregoni se vërtet e keni vendosur që të ju tregoni kush ishit kush jeni dhe kush mundë të jeni. Ishalla nuk keni harruar si duhet të sjelli me armiq e tradhtarë çka duhet bërë si duhet trajtuar dha çka duhet dhanë atyre.

Çlirimtar a mund presim të na vriten bashkëluftëtarët njerëzit ma të mirë të popullit tonë ata që çliruan vendin. Zgjoheni nga gjumi e të jeni syçelë, kënd keni rreth jush vetë-mbrohuni pa hezitim. Ndoshta më se miri kish qenë të funksionon siguria nga ata që janë të thirrur për siguri,shteti i Kosovës ka polici, ministri të brendshme, AKI, Ushtri çdo qytetar duhet të ndihet i sigurt në shtëpinë e vet në shtetin e vet, jetojmë në liri dhe mbrojtja duhet të ju sigurohet të gjithëve e jo te detyrohen të vetë-mbrohen e të bëjnë vet-gjyqësi çlirimtaret.

E papranueshme është sa shumë krime mbeten të pa zbuluara! Nëse krimet nuk zbulohen kurrë nuk ndalen kriminalitetet! Rastet mund ndodhin edhe në shtete tjera po ndodhin por zbulimet bahen dhe shpejtë dhe bahen, e këtu në Kosovë sikur nuk ekzistojnë mekanizmat e sigurisë. Bartësit e përgjegjësisë ministra, kryeministër, president e krye parlamentar bëjnë si kukuvajkat në vend se të ndërmarrin veprime e të kërkojnë përgjegjësi e veprim për të i zbuluar e ndëshkuar kriminelet.

Por jo këtë se bëjnë kukuvajkat mjaftohen veç me atë togë-fjalëshin se e dënojmë veprimin, dënojmë krimin, distancohemi, e hetimet vazhdojnë dhe asgjë më tepër, sikur në kohen e pushtimit harrojnë injorantet se tani janë pushteti, turp e faqja e zezë kush udhëheqë me Kosovën dhe nga kush presim rendë e siguri?!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …