Një numër i madh i deputetëve të Vetëvendosjes ndodhet në paraburgim dhe nën masën e arrestit shtëpiak. Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka rreth një muaj që po qëndron në paraburgim, për shkak se akuzohet që në vitin 2009 ka marr pjesë në rrotullimin e automjeteve të EULEX-it. Ndërsa, gjashtë deputetë tjerë të Vetëvendosjes dhe dy të AAK-së po vazhdojnë të mbahen në arreste shtëpiake. Aktualisht deputetët, Salih Salihu, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu dhe Shqipe Pantina, ndërsa, nga AAK-ja në arrest shtëpiak janë Donika Kadaj-Bujupi, njëherit edhe shefe e grupit parlamentar të AAK-së, si dhe Pal lekaj. Të gjithë këta deputetë akuzohen se kanë kryer veprën penale përdorim i armës në Kuvend, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …