Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Ramush Haradinaj kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të AAK-së të arrestuar sot para Qeverisë

Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të cilit vendosën një arkivol para Qeverisë në shenjë proteste për heqjen e taksës. Përmes një postimi, Haradinaj ka dënuar këtë akt, për të cilin ka thënë se është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi. “Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi. I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …