Në Malishevë, filloi “Java e Barazisë Gjinore”

Zyrtarja për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, njoftoi, Kryetarin, Begaj, me aktivitetet që do të zhvillohen në “Javën e Barazisë Gjinore”, në bashkëpunim me grupin e grave këshilltare në Kuvendin Komunal të Malishevës, Komitetin për Barazi Gjinore dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim. Ndërsa Kryetari, Begaj, theksoi, Fillimisht i përgëzoi për projektin e Javës për Barazi Gjinore, dhe keni mbështetjen time institucionale të plotë, Malisheva ka shënuar rritje në këtë drejtim, që nga punësimi në institucionet, në arsim, shëndetësi, komunë, dhe ato në vende përgjegjëse ku udhëheqin femrat, prandaj rezultatet janë të kënaqshme, kështu presim që në të ardhmen e afër të kemi përparime edhe më të mëdha në këtë fushë”, përfundoi Begaj. Gjatë tërë javës do të zhvillohen aktivitetet, me nxënësit e shkollave, e ato janë si: Ese, ekspozita, diskutime, me tematikë, “Barazia Gjinore hap i sigurt në shoqëri”, më pastaj do të vazhdohet, me vendosjen e luleve te varri i Nexhmije Pagarushës dhe Heroinës Xhevë Lladrovci në Drenas. Në fund të javës më të suksesshmit do të shpërblehen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …