Kryetari Jashari ka marrë pjesë në një aktivitet Humanitarë në Londër

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka marrë pjesë në një aktivitet Humanitarë në Londër, i cili është mirëpritur nga bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë atje. Kryetari Jashari në një postim të tij në facebook, është shprehur i lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh të shqiptarëve të diasporës në Londër, të treguar edhe në një aktivitet humanitar të organizuar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe biznesmeni i suksesshëm në Londër, Xhavit Krasniqi. Ata, dhuruan 160 mijë euro për familjet në nevojë nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Suharekës. Pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte Liria, Shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani. Diaspora jonë duhet të këtë më shumë hapësirë vendimmarrëse në institucionet tona shtetërore dhe trajtim më të mirë institucional, ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …