50 minatorë të rinj të Trepçës hyjnë në grevë, druajnë se konkursi përmes të cilit u pranuan në punë do të anulohe

50 minatorë të rinj të Trepçës hyjnë në grevë, druajnë se konkursi përmes të cilit u pranuan në punë do të anulohe

Pesëdhjetë minatorë të rinj të Trepçës janë futur në grevë, pasi druajnë se konkursi përmes të cilit u pranuan në punë së fundi, do të anulohet nga Qeveria. Minatorët e rinj kanë zgjedhur horizontin e 11-të në Stan Tërg për të nisur grevën. Aktualisht në minierën e Stan Tergut ndodhet zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe drejtori gjeneral, Bastri Ibrahimi, të cilët janë duke biseduar me minatorët e rinj për t’i bindur ata që ta ndërpresin grevën. Greva ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe minatorët janë të vendosur të vazhdojnë grevën. Po ashtu, një grup tjetër i qytetarëve që kishin konkurruar në këtë konkurs dhe nuk janë pranuar, kanë protestuar për disa ditë para minierës së Trepçës. Ata, javën e kaluar kanë pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili u ka premtuar anulimin e konkursit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …