Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e ka quajtur kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tinëzak e as nuk ka thënë se kanë folur për Mini Shengenin në tryezat e procesit të Berlinit. “Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj ‘tinëzak’! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për ‘MiniShengenin’ në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë…”, shkruan Rama. Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ishte kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive e ka cilësuar Mustafën si politikan tinëzak.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …