Mbrëmë vonë ka përfunduar seanca maratonike për taksën ndaj mallrave të Serbisë. Dallime për masën e cila bllokoi dialogun, ka pasur brenda partnerëve të koalicionit, ndërmjet pushtetit dhe opozitës, por edhe dallime brenda kampit opozitar. Me versione të ndryshme të gjitha partitë kanë folur për pezullimin e kësaj mase. Kundër ka qenë vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte iniciuar thirrjen e seancës dhe Nisma socialdemokrate. Më shumë se me taksën, deputetët e opozitës janë marrë me dallimet që kanë shfaqur Vetëvendosja dhe LDK-ja për heqjen e tarifës. Madje, në fund të debatit prej LDK-së ka dalë oferta drejtuar PDK-së që ta harmonizojnë një qëndrim për heqjen e menjëhershme të taksës, ndryshe prej propozimit të kryeministrit, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …