28 vjet më parë shqiptarët e Kosovës Lindore përmes një referendumi për autonomi politike e territoriale, votuan për bashkim me Kosovën. Kështu asokohe, u bë deklarimi i shqiptarëve për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën. Kryetari i kësaj komune beson se nëse do të organizohej një referendum i tillë edhe tani, shqiptarët e Preshevës do të votonin pro bashkimit me Kosovën, duke dhënë kështu rezultatin e njëjtë të vitit 1992. Edhe po të mos ndodhë bashkimi me Kosovën, Shqiprim Arifi thotë se qytetarët e Kosovës Lindore edhe pas 100 vjetësh do të kërkojnë bashkimin me Kosovën. Pas referendumit të vitit ’92, Arifi thotë se Presheva është përballur me shumë vështirësi e diskriminime. Ai shprehet kritik edhe me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë, për gjendjen jo të mirë të komunës që ai udhëheq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …