Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Kurti: Vullnetit tonë për hejqen e taksës Serbia po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së ç’njohjeve të Kosovës

Kryeministri Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që ta ndalë ofensivën dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Ky reagim i Kurtit ka ardhur pas raportimeve se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës. “Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së ç’njohjeve së pavarësisë së Kosovës. I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …