Epopeja e UÇK-së! Tani 22 vite ma parë ndodhi ngjarja ma e veçantë e kohës. Një familje në mbrojtje nga një ushtri e milici e një shteti shovinistë Serbo-Jugosllavë. Familja e Jasharajve edhe herëve tjera ishte sulmuar por ishin kthyer të turpëruar armiqtë. Por më 5-6-7 mars 1998 sulmohen Jasharajt sulmohen pabesisht në mëngjesin e hershem për të i zënë në befasi në gjumë, me 5 mars.
Familjaret i zgjon zhurma e makinerisë ushtarake Serbo-sllave duke i rrethuar Jasharajt. Të përgatitur me vite për luftën çlirimtare vendosen të i rezistojnë këtij sulmi të pa barabartë e të pa shembull, rezistencën do te bënin Shaban Jashari Hamez Jashari dhe komandanti Legjendar Adem Jashari. Aty kishte qëlluar edhe daja Osman nga Llausha. Këta burra dhe gra e fëmijë detyrohen të rezistojnë në rrethimin e Hekurt.
Në ketë rrethim ndodhej edhe familja e Sahit Jasharajt, të cilët banë rezistencë heroike Sahit e Musë Jasharaj bashkë me nënën Salë tani heroinë. Dita e 5 dhe 6 marsit ishin ditë luftimesh të furishme e pa ndërprerje në krejt Prekazin.
Me 6 mars bie heroikisht komandanti Legjendar dhe shumë familjar gra e fëmijë në shtëpitë e tyre nga predhat e taksave e të minahedhëseve nga grykat e zjarrit të autoblindave e shumë lloje armesh ma qindra ushtar e milic pushtues kishin rrethuar gjithë Prekazin në tre rrathë që të mos mundë të dalë askush as të mos mundet të shkoj me ju ndihmuar askush nga bashkëluftëtaret. Në këto tri ditë qëndrese 5-6-7 mars 1988 u përjetësuan 22 anëtarë të familjes së ngushtë Jasharaj,ndërsa në fisin Jasharaj 56 në tërësi. Ndërsa nga pala armike u vranë me dhjetëra milic e ushtar armiq nga kjo rezistencë heroike e Jasharajve. Vetëm në shtëpinë e Sahit e Musë Jasharajt u gjeten 6 milic të vrarë të cilët pas derës së shtëpisë i kishte prit revolveri në dorën e nënës Salë.
Nga krejt familja Jasharaj që kishin qenë në shtëpi vetëm Besarta vajzë e vogël kishte shpëtuar në mesin e të gjithë të vrarëve dhe Bashkimi që arrin të tërhiqet me njërin nga mysafiret që ka qëlluar atë rast aty. Ky krim i pa parë e i pa dëgjuar ndonjëherë nga njerëzimi një ushtri e milici me sulmuar dhe shkatërruar tërësisht një familje me përdorimin e gjithë atij arsenali armesh dhe një familje të rezistoi tri dit deri në flijim! Kjo luftë tronditi dhe zgjoj ndërgjegjen shqiptare u bë shembull simbol si duhet luftuar për atdhe e çlirim. Po ashtu ju tregoj tërë botes se çfarë janë armiqtë e shqiptarëve, me çfarë pushtuesish ka te bëjë Kosova.
Kur kjo ngjarje ka ndodhur unë kam qenë akoma në Zvicër atë dit kemi qen në protestë në Cyrih pran ambasadës Jugosllave organizuar nga LPK-së. Për të sensibilizuar popullin Zvicrën dhe Evropian mbi gjendjen shpërthyese në Kosovë nga shtypja dhe reprezaljet armike. Marshuam me mira njerëz me pllakat të shkruara që populli ynë kërkon liri pavarësi Republikë e barazi, pasi mbajtëm një fjalim pranë ambasadës Jugosllave dhe ambasadave të shteteve tjera aty afër që ishin përplot rrugët me popull shqiptar mërgimtarë ju dërguam edhe një peticion. Në mbrëmje jam kthyer në banesën e Xhevat Kabashit e të Imer Balës sepse kishte kohë që ju kishin ardhur nënat këtyre shokëve nëna Mine dhe nëna Salë e për tu takuar me nënët që kishin ardhur nga Kosova, u ktheva të këta shokët që nukë banonin larg Cyriut me duket nja tridhjetë kilometra. Ndejtëm gjithë natën pa gjumë dhe nga Xhevati kaluam te Imeri pasi ishin afër banesat, aty nga debatet shumë të zhurmshme dikur ka ora 02 pas mes nate na trokiti në derë një djalë rreth të tridhjetave që banonte dy kat ma lartë në të njëjtën ndërtesë. Burra tha jemi ka dëgjojmë zhurmën dhe erdha duke kuptuar se edhe ju keni hallin e njëjtë. Gati duke i kërkuar falje për zhurmën që i kem bërë nga ne, jo tha edhe ne jemi të zgjuar dhe para pak çastesh fola me të shtëpisë në telefon në Prekazin e Epërm dhe me shpjeguan për ngjarjen! Jasharajt janë të vrer të gjithë gra e fëmijë.
Po Ademi, pyeta shpejt po edhe ai dhe filloj te qaj ne mbetem te shtangur ai djalosh me lot ne sy u larguar nga dera e hapur. Nuk kujtohet emri por Imeri e njihte. Ne pas pakë minutave morëm veten dhe ju thash shokë kjo luftë nuk bën të shuhet nuk duhet ndalur se pasojat mund të jenë edhe ma të mëdha.
Unë u deklarova dhe thashë nga ky moment vendosa që do të kthehem për Kosovë dhe do të hyj në luftë. U përpoqën të me bindin Xhevati e Imeri se ne jemi të organizuar duhet pritur urdhrat e kushtrimin për të shkuar dhe ne ishim në këshillat e Fondit Vendlindja Thërret ku paguanim nga 1000 franga, në muaj për luftën. Xhevati pak ma i vjetër në moshë duke me këshilluar dhe duke pa këmbëngulësinë time me tha ti gjithmonë je treguar anarkistë dhe ke marrë vendime vetë un nga se me kishte marrë zjarr zemra se kurseve unë thash po shkoj e ju pritni kur te ju thërrasin dhe pak me nervoz dola nga banesa e Imerit kuptohet u përshëndeta me ta dhe u nisa për Sion Zvicerr atje ku isha me familjen time.
Vonesat për të u kthyer me u shkaktuan nga kryesia e LPK –së, në kontakt me Shtabin në Tiranë Xhavit Halitin, Azem Sylen, Ali Ahmetin. Deri me 2 qershor kam pritë duke kërkuar herë pas herë me telefon kam edhe me shkrim kërkesën që e kam ruajtur.
Pas përfundimit të luftës u organizuar një tubim qendror për Jasharajt té lëndina e gjatë afër lagjes së Lushtakve. Ky tubim u quajt -Ditët e Përndritjes- Morëm pjesë ushtaret e UÇK-s dhe popullata e kësaj treve. Ndërsa në vitin në vijim 05-06-07 Mars të vitit 2000 Shtabi i përgjithshëm i TMK-së, më caktoj mua me një grup 5 epror ta organizonim manifestimin. Kryesisht u morëm më këtë organizim unë dhe Jakup Nura. E bëmë projektin për rregullim të terenit me ekskavator e zhavorr kryesisht me vullnetar u punuar rruga dhe plato pranë varrezave po ashtu bina me komplet pamjen e stenda.
U rregulluan me kompjuter eshalonët ushtarake Shtabi, Garda, Zonat dhe çdo nisi në vendin e paraparë. Pastaj Skenari i manifestimit pjesëmarrja ftesat të gjitha për dy javë ditë, duhet të kryheshin të gjitha. Në fillim u prita me rezerva nga ZOD por me Jakup Krasniqin e sidomos me angazhimin e Sahit Jasharit në përkrahje u arrit çdo planifikim. Kërkova të vihen pankartat.
-Nga këtu u përhap flaka e Lirisë- Ai asht i Gjallë- Nata e Zjarreve- Akademi Përkujtimore- dhe gjithë manifestimi të jetë gjithëkombëtar duke thirrur Institucionet e Shqipërisë Shqiptaret në Maqedoni, Preshevë dhe Malësi të Madhe. Po ashtu ansamblin nga Tirana, ansamblin nga Tetova, këngëtaret nga Presheva e Malësia e Madhe Nikollë Nik Prela, Malsori e të tjerë.
Ansambli shota nuk erdhi!
U sabotuar nga dikush në radhët e TMK-së, nga xhelozia sepse u bërë organizim i pa parë ndonjëherë ndër shqiptar rreth një milion njerëz vizituan Prekazin dhe morën pjesë gjatë tri ditëve të manifestimit, ishte shumë madhështor dhe kurrë se arrin ma atë lartësi organizative dhe të madhështisë edhe tani 20 vite pas çlirimit e 12 viteve në Pavarësi.
Me kujtohet kur vendosa ta quajmë manifestim tradicional të përvitshëm dhe te emëronim -Epopeja e UÇK-së. Qëllim kisha ta përcaktonim kupolën e lavdisë të UÇK-së. Pyeta Agim Çekun për emërtimin me tha ta emërtojë -Ditët e Qëndresës- Jakup Krasniqi me tha -Kthesa e Madhe- nuk isha dakord nuk me dukeshin adekuatë pastaj shkova të Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeveris së përkohshme. pasi i shpjegova si është quajtur vitin paraprak dhe si me thanë Çeku e Jakupi. Me pyeti si po thua ti? Thash për shumë arsye që edhe ja shpjegova, un po dua ta quajmë
-EPOPEJA E UÇK-së – Shumë mirë ke të drejtë më tha dhe e emetuam kështu. Shumë e pa pranueshme që kjo ngjarje e shënuar gjithëkombëtare e i përvitshëm tani shumë zbehët organizohet gati me thanë keq organizohet. S ka parakalime, të ish- Luftëtareve as të ushtrisë aktual nuk gradohet kush në këtë eveniment as nuk ftohen ish-luftëtarët komandantet e Zonave e të brigadave. As nuk u ruajt tradita që të jetë manifestim gjithë kombëtarë. Lavdi Dëshmoreve lavdi luftës së UÇK-së.