Në Muzeun Kombëtar të Kosovës hapet ekspozita “Flakadanët e Lirisë” e autorit Besart Gashi. Gjatë tre ditëve të shënimit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, do të ekspozohen portrete të dëshmorëve të gravura në dru nga artisti Gashi. E veçanta e kësaj ekspozite, në hapësirat e Muzeut, autori do ta punojë Portretin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Kjo vepër artistike do të mbetet në fondin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, dhuratë nga autori. Po ashtu, një shumë e konsiderueshme e fondeve të veprave artistike që do të shiten gjatë tre ditëve të ekspozitës, do të dhurohet për bamirësi. Krijimet artistike të Besart Gashit janë të veçanta, pasi autorët e punimit të portreteve dhe krijimeve tjera artistike në dru, janë shumë të rralla dhe vlerësohet si njëri nga artet më të vështira për t’u realizuar. Kompozita hapet më 5 mars 2020 dhe mbyllet më 7 mars 2020. Ekspozita hapet në bashkëpunim të Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe autorit Besart Gashi, në nderim dhe kujtim të gjithë dëshmorëve që ranë për Lirinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …