(Me rastin e 22 vjetorit të përjetësimit të tyre!)
– “Për dashuri falim jetën, për atdhe falim edhe dashurinë!” – ka thënë një njeri i mirë dikur…
Nuk do të besoni sa ka “evoluar” kjo urtësi brilante, tani për pushtet falim jetën, ndërkaq për përfitime personale, falim edhe atdheun!…
Bacë …
– Ti, nuk ke humbur asgjë bacë Rifati!
– Ti, ke fituar më shumë nga të gjithë ne!
– Ti, ke fituar kurorën e lavdisë kombëtare, humane, njerëzore dhe universale!
– Ti, ke lënë hapur portat e lavdisë!
– Ju, palca e shqiptarisë!
– Ti, ke të drejt ta shikosh secilin në sy pa u ndruajtur!
– Ty dhe vetëm ty, të takon balli i oxhakut!
– Çlirimtarët i ka lindur huta nga çarku!
– Kënga nuk pushon për ju!
– Ty dhe vetëm ty, nuk të dalim dot hakut!
– Ty dhe vetëm ty, të takon nderi i konakut!
– Ti dhe vetëm ti, me flamur i pari!
– Ti dhe vetëm ti, në zemër të atdheut
– Ju dhe vetëm ju, Familja JASHARI!
… Ju të rinj e pleq me mjekër, urojmë t’na vje naj devre tjetër!..
5 mars 2020, Prekaz
Mehmet Bislimi