Komuna e Vitisë serish vlerësohet ndër komunat më transparente në Kosovë

Komuna e Vitisë serish llogaritet ndër komunat më transparente në Kosovë. Këtë gjë e dëshmon edhe publikimi i raportit “Transparometri 2019” nga Instituti Demokratik i Kosovës, që është zhvilluar në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Ndonëse matja është bërë në 38 komunat e Kosovës, Vitia është radhitur e treta me gjithsej 83.33 % duke lënë pas vetës edhe komunat të mëdha si: Gjilanin, Pejën, Prizrenin, Ferizajn etj. Nëse bëhet një krahasim të Komunave sipas regjioneve atëherë Vitia del e para në regjionin e Anamoravës. Përndryshe sipas organizatorëve qëllimi i Transparometrit është rritja e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Matja dhe vlerësimi janë bërë bazuar në disa indikatorë që janë përzgjedhur konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale. Hulumtimi për indeksin e transparencës është realizuar gjatë periudhës nëntor- dhjetor 2019 dhe është kryer nga KDI dhe NGO AKTIV. Ndërkaq në këtë takim nga komuna e Vitisë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Mustafë Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …