Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu i ka kthyer përgjigje kryetarit Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar që sot përmes Kuvendit t’u drejtohet deputetëve për vizitën e tij në ShBA, veçanërisht për takimin që ka pasur me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë. Osmani-Sadriu ka thënë se kërkesa për seancë duhet të bëhet disa ditë më herët. Për me tepër ajo ka treguar edhe arsyet që nuk mund të mbahet një seancë e tillë. Kryekuvendarja ka theksuar së Kuvendi do të jetë I angazhuar në datat 5, 6 dhe 7 mars për nder të epopesë së UÇK-së. Kurse në datën 9 mars do të mbahet një seancë senzibilizuese për viktimat e dhunës seksuale. Ndërsa pas kësaj date do të trajtohet kërkesa e kryetarit Thaçi ka potencuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …