Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e sindikatave të cilët po kërkojnë që në buxhetin për vitin 2020 të përfshihet implementimi i Ligjit për Paga, këta të fundit u shprehen të pakënaqur me rezultatet e takimit. Ata po kërkojnë qe ligji për paga të implementohet në tërësi e jo pjesërisht. Përderisa nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë thënë se grevat janë të pashmangshme, Sindikata e Shëndetësisë kanë thënë se do ta presin qeverinë që të reflektojë. Blerim Syla nga Sindikata e Shëndetësisë ka thënë se kanë kërkuar nga kryeministri, garanci që në projekt buxheti parashihet kostoja financiare e këtij ligji.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …