Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti i cili para pak ditësh ka kërkuar ta takojë për të diskutuar për dialogun, programin qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik. Në letrën që Veseli ia ka kthyer më 3 mars, Albin Kurtit, ka thënë se mirëpret ta takoj në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por Veseli i ka shprehur shqetësime Albin Kurtit për qëndrimet e tij karshi Amerikës. Më tutje në këtë letër të Veselit thuhet se Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale. “Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim. Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka thënë mes tjerash ish kryekuvendari, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …