Gafurr Dugolli

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Gafurr Dugolli, nuk do të ekstradohet në Serbi

Burime jo zyrtare brenda Qeverisë së Maqedonisë, bëjnë të ditur  se shefi i Protokollit i MFSK-së, Gafurr Dugolli, nuk do të ekstradohet në Serbi. Këto burime saktësojnë se pritet që z. Dugolli nesër të lirohet nga burgu. Tri ditë  më parë ai kishte shkuar në Maqedoni për ta marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara dhe është arrestuar nga autoritetet maqedonase. Arrestimi i tij nxiti reagime të shumta dhe  Qeveria e Kosovës kërkoi lirimin e menjëhershëm pasi, ai ishte arrestuar duke u bazuar në fletarrestimet, duke u bazuar në dosjet e kohës së Milosheviqit,  gjoja për  krime të luftës. Një presion Qeverisë së Maqedonisë i kanë bërë edhe protestues të shumtë, para ambasadës së këtij shtet në Prishtinë,  të cilët kanë shprehur revoltë dhe indinjatë lidhur me këtë akt. Edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar kundër arrestimit të bashkëluftëtarit, Gafurr Dugolli, duke paralajmëruar protestë për nesër në orën 11:00, e cila do të mbahet para ambienteve të Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, me kërkesë për lirimin e tij nga arrestimi arbitrar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …