Kryetari Thaçi

Thaçi: Në Uashington ka një angazhim të madh për mundësinë e arritjes së paqes mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka zhgënjyer shumë disa gazetarë sensacionesh, pasi u ka bërë të ditur se pavarësisht spekulimeve, nuk është ftuar në hetime nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Ai ka nënvizuar se këtë konferencë për media e thirri pasi iu ka  pamundësuar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti  që të raportojë nga Kuvendi, para deputetëve sikur edhe është rregulli.  Ish eprori i lartë i UÇK-së, Hashim Thaçi katër vjet më parë u zgjodh në postin e kryetarit të  Kosovës edhe me një shumicë të votave të LDK-së, të Vjosa Osmanit e Isa Mustafës, të cilët tani janë në koalicion me Vetëvendosjen e cila  ka qenë dhe po mbetet e vendosur kundër PDK-së e veçmas kundër Hashim Thaçit. Kryetari i Kosovës  ka bërë të ditur se në Uashington ka një angazhim të madh për mundësinë e arritje së paqes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e mundësisë së marrjes së njohjes nga Serbia për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe hapjen e mundësisë që sa më shpejtë të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”. Thaçi tha se në takime të ndryshme, ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për paqe të qëndrueshme, për mundësinë e anëtarësimit në NATO, për ushtrinë, e për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …